Futboll

Xhaka do të transferohej për shumën rekord

Granit Xhaka do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë i lojtarëve me moshën 32-vjeçare

Flitet shumë se Chelsea do ta transferojë Granit Xhakën për 30 milionë euro janë të sakta, ai mund të bëhet transferim “rekord”.

Xhaka do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë i lojtarëve me moshën 32-vjeçare, transmeton albinfo.ch.

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 për 117 milionë euro e mban rekordin aktualisht.

Xhaka do të hynte në listë menjëherë pas tij, nëse Sunderlandi vendos ta shesë.

Ish-portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo, do të dilte i treti në listë, me transferim prej 18 milionë eurosh, para Petr Cechut. Cech e la Chelsean për t’iu bashkuar Arsenalit në vitin 2015, për 14 milionë euro.