Futboll
Xhaka: Asnjë ekspert televizioni nuk mund të më shpërqendrojë, bosi më beson mua
Granit Xhaka nuk shpërqendrohet nga kritikat, pak momente përballë gjysëm finales së Europa League kundër Atletico, shkruan srf.ch.
Shqiptaro-zvicerani Xhaka (25) është tepër i vlerësuar nga trajneri Arsene Wenger, ku gjatë përballjes së fundit në fundjavë kundër Manchester United ai mbante përherë të parë edhe shiritin e kapitetin. Xhaka asistoi në barazimin 1:1. Më parë ai ishte shkaktor për golin 0:1, ku u kritikua mjaft nga ekspertët e Sky Graeme Souness dhe Thiery Henry duke e krahasuar me një “fëmijë 11 vjeçar që luan në park”.
Por Xhaka mbetet i pa luhatshëm nga kritikat. “Secili mund të thotë mendimin e vet. Me këtë jam mësuar. Asnjë ekspert nuk mund të më shpërqendrojë drejt rrugës që jam nisur,” tha ai përcjell albinfo.ch. Ai vërtetoi edhe mbështetjen nga trajneri Wenger. “Bosi më beson mua. Luaj në çdo ndeshje. Nuk bëhet fjalë për simpati, por për shkak të asaj që ofroj në fushë.”
Nëse fiton Europa League, gjithçka do përfundonte mirë. Por kjo është e vështirë. Këtë e dijë edhe Xhaka, pasi Atletico nuk ka pranuar gol në shtëpi prej tre muajsh.
Megjithatë për Wenger fitorja e sotme do ishte trofeu i vetëm i mundshëm për këtë sezon – gjithashtu mundësia e vetme për t’u kualifikuar Arsenali në Champions League.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













