Lajme
“Wiener Linien” ua vazhdon biletat studentëve deri në shtator
Kompania e transportit publik në Vjenë, “Wiener Linien” ka vendosur që për shkak të pandemisë, biletat aktuale semestrale të studentëve të vazhdohen deri në fund të shtatorit
Me biletën e tyre të semestrit veror, studentët mund të përdorin të gjithë transportin publik në Vjenë pa kufizime deri më 30 shtator 2020, shkruan faqja e kompanisë wienerlinien.at, transmeton Albinfo Austria.
“”Kjo shpëton studentët nga nevoja për të blerë një biletë mujore pushimesh për korrik, gusht dhe shtator. Ne duam të solidarizohemi me të rinjtë në këtë situatë sfiduese, ” ka thënë Ulli Sima, këshilltare për transportin publik.
Virusi korona që nga mesi i marsit shkaktoi kufizime të daljes së popullatës në Austri. Universitetet dhe kolegjet u mbyllën ndërsa mësimi u realizua në distancë. Si rezultat, shumë studentë përdorën biletën e tyre të semestrit shumë pak ose në një masë të kufizuar.
Kjo zgjidhje e vullnetit të mirë ka ndihmuar studentët të cilët ishin goditur rëndë financiarisht edhe nga humbja e vendeve të punës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











