Kosova
Walker: I padrejtë procesi i gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka shprehur kritika të ashpra ndaj procesit gjyqësor, i cili po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se mënyra se si po trajtohen të akuzuarit nuk përfaqëson drejtësi dhe se një gjykim i tillë është një turp për drejtësinë ndërkombëtare.
Walker ka kritikuar kohëzgjatjen e hetimeve, procesin penal, si dhe mbajtjen e të akuzuarve në paraburgim, sipas tij duke u dhënë shumë pak qasje në botë.
“Gjithmonë kam qenë një admirues i madh i gjykatës në Hagë. Kam shkuar atje për të dëshmuar kundër Millosheviqit. Ndjej shumë fort që ajo që ka ndodhur këtu duhet të zbulohet përsëri para botës, dhe një proces gjyqësor është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Megjithatë, procesi që i është imponuar Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit nuk është drejtësi. Sipas mendimit tim, është një padrejtësi. Të kesh një hetim që zgjat pothuajse dhjetë vjet, pastaj një ndjekje penale që zgjat mbi tre vjet, dhe të mbash të akuzuarit në paraburgim duke u dhënë shumë pak qasje në botë, për mua është një krim”, ka thënë ai.
Ai deklaroi se Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke demonstruar padrejtësinë, kjo pasi sipas tij, parimi i pafajësisë deri në dëshmimin e fajësisë po shkelet në mënyrë flagrante.
“Vërtet ndjej se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk po demonstron drejtësi. Po demonstron të kundërtën. Sipas mendimit tim, dhe mendoja edhe sipas sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën ku ka drejtësi, i akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa të dënohet. Dhe ti nuk e fut dikë në burg për tre vjet ndërkohë që po zhvillon një gjyq me 400 dëshmitarë”, ka thënë ai.
Walker gjithashtu ka kritikuar qasjen kufizuese të Gjykatës Speciale ndaj vizitorëve, përfshirë vështirësitë e tij për të takuar ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Veseli.
Ai ka konsideruar absurde pretendimin e gjykatës se të akuzuarit mund të arratisen apo të intimidojnë dëshmitarët, duke e përshkruar gjithë procesin si një turp për drejtësinë ndërkombëtare.
“Thjesht mendoj se ajo që po ndodh në Hagë është një turp. Dhe e them këtë, por për shembull, kam kërkuar të shoh nëse mund të vizitoja dhe të përshëndesja ish-presidentin, ish-kryetarin e Kuvendit. Dhe më është thënë, është shumë e komplikuar. Nuk i lejojnë vizitorët pa lloj-lloj kufizimesh. Të mendosh se duhet të mbash në paraburgim një ish-president, një ish-kryetar Kuvendi, sepse mund të arratisen apo të intimidojnë dëshmitarët, është absurde. Prandaj, komentet e mia për procesin në Hagë janë shumë negative”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” Gjatë fundjavës, më 25 prill 2026, në ambientet e Kongresszentrum Allresto në Bernë, u zhvillua eventi... -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen -
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












