Kosova
VV: KQZ-ja të largojë nga listat personat që ushtrojnë dhunë
Pas raportimit të një përleshje fizike mes Dardan Molliqaj nga PSD dhe Haki Abazit nga VV, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje
Pas raportimit të një përleshjeje fizike mes Dardan Molliqajt nga PSD dhe Haki Abazit nga VV, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka reaguar, duke thënë se “ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë”.
“Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizive”, përcjell Albinfo.ch.
“Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije” po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VV-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















