Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.
Ky takim vjen vetëm një javë pasi presidenti i Serbisë u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Athinë.
“Takim konstruktiv me ambasadorin Bocan-Kharchenko, me të cilin kam biseduar për të gjitha çështjet aktuale rajonale dhe globale. Kemi biseduar edhe për një gamë të gjerë të temave dypalëshe dhe konfirmuam qëllimin tonë për të vazhduar ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Federatën Ruse”, ka shkruar Vuçiq.