Lajme
Vuçiq: Britania e Madhe qëndron prapa aksionit në Mitrovicën Veriore
Në një prononcim të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka drejtuar akuza te britanikët, pasi, sipas tij, ata i ndihmuan Qeverisë së Kosovës për aksionin në veri të Mitrovicës.
“Po më gënjejnë hapur. Ata na gënjejnë të gjithëve. Ata mendojnë se ne jemi budallenj dhe se ata mund ta shesin atë histori për luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Shqetësimi i tyre i vetëm është se Serbia nuk ka prezencë në Kosovë. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. Mos na bëni budallenj. Britania e Madhe qëndron pas kaosit dhe sulmit të ROSU-s”, deklaroi Vuçiq për një televizon serb.
Kujtojmë se Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë vendin.
“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj ambasade, “përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











