Kosova
Vret hajnin në vetëmbrojtje, nuk arrestohet
Mbrëmë në lagjen “Veternik” të Prishtinës ka ndodhur një vrasje, pasi katër persona kishin mësyrë një shtëpi për ta plaçkitur.
Me këtë rast, siç njoftoi Policia e Kosovës, hajnat ishin të armatosur dhe mes tyre e viktimës, pronarit të shtëpisë, kishin nisur të shtënat.
Gjatë kësaj përleshjeje të armatosur, njëri nga hajnat ka mbetur i vrarë. Pronari i shtëpisë nuk është arrestuar, pasi, sipas prokurorit Ibrahim Berisha, ai ka pasur armë legale dhe nuk është arrestuar, meqë është vlerësuar se bëhet fjalë për vetëmbrojtje.
“Të shohim tash si do të rezultojnë hetimet dhe si do të përfundojnë ato lidhur me këtë rast”, ka thënë Berisha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












