Shkurt.ch
Vrasësi-i-bashkëshortes/it, ka të drejtë për të holla nga fondi i viktimës së vet!
Ky shteg ligjor ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e politikanëve zviceranë, pasi ky fond nuk ka të dhëna të sakta nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrore apo të dhunshme
Një margjinë ligjore në Zvicër, lejon pothuajse të pabesueshmen: Ai i cili e ka vrarë bashkëshorten e tij, ka të drejtë në fondet e saj të pensionit.
Një veprim i tillë mund të realizohet pasi në nenin 540 të kodit civil zviceran janë harruar pensionet profesionale dhe shtylla e tretë: Ato nuk janë të mbuluara nga ligji i trashëgimisë dhe nuk ekziston një dispozitë e tillë. Si pasojë të kësaj, është dëshmuar për dy raste të tilla nga Zvicra Perëndimore.
Në vitin 2015, një burrë kishte vrarë bashkëshorten e tij. Pas korrespondencës së gjerë ligjore ai tani ka pranuar 10.000 franga nga llogaria e përfitimeve të gruas së tij, ndërsa djali i rritur i çiftit ka mbetur duarthatë.
Në të njëjtin vit, gjithashtu në Zvicrën Perëndimore, një burrë e vret bashkëshorten e tij. Ajo kishte një fond të përfitimeve prej 64.000 frangave nga shkalla 3a. Pas një procedure të gjatë, shuma iu transferua nënës së të ndjerës, pas lutjeve të autoriteteve që autori i burgosur të hiqte dorë nga ky fond.
Ky shteg ligjor ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e politikanëve zviceranë, pasi ky fond nuk ka të dhëna të sakta nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrore apo të dhunshme, shkruan “Tages-Anzeiger”, përcjell Albinfo.ch. Me këtë rast, edhe ndonjë vrasës nga burgu mund të parashtrojë kërkesë të hollat e viktimës, pa njohurinë e fondit.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











