Lajme
Votuesit e regjistruar jashtë vendit hiqen nga listat e votimit në Kosovë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se të gjithë ata që janë regjistruar me sukses si votues jashtë Kosovës do të largohen nga lista e votuesve në Kosovë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, ka thënë ai, për Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Elezi theksoi se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.
“KQZ, respektivisht shërbimi votues gjatë këtij vikendi do të hartojë një raport të detajuar sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në këtë raport do të kemi të qartë sesa është numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sesa prej tyre janë refuzuar për shkak që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me ligj”, shton ai.
Sa i përket periudhës së votimit përmes postës, Elezi bën të ditur se do të realizohet në një afat kohor prej 10 ditësh, gjegjësisht nga data 2 shkurt deri më 12 shkurt.
“Të gjithë ata qytetarë, të cilët do të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit do të munden të votojnë përmes postës nga data 2 shkurt. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, e ka precizuar që fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve. Pra, periudha e votimit përmes postës zhvillohet nga data 2 deri më datën 12 shkurt”, bën të ditur ai.
Ndërkaq në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të premten, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se janë mbi 174 mijë aplikues përmes e-mailit për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces i cili është pritur të përfundonte dje. Teksa ka shtuar se këto të dhëna janë preliminare dhe numri mund të ndryshojë meqë ka raste kur përmes një e-maili janë dërguar shumë aplikacione.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










