Kosova
Votat e diasporës po i ruan Policia e Kosovës
35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova, të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës, kanë të drejtën e votës
Që nga 19 shtatori në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.
Ndonëse kanë kaluar 11 ditë që kur të gjithë bashkatdhetarët kanë filluar të votojnë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë arritur vetëm dy mijë pako të fletëvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për lajmi.net se këto dy mijë pako kanë arritur deri më datë 27 shtator, pra tetë ditë pasi që ka filluar votimi përmes postës.
“Sipas të dhënave të fundit, të datës 27 shtator, kemi pranuar nga jashtë vendit 2 mijë pako me fletëvotime të supozuara”, tregoi Elezi, i cili theksoi se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja vetëm deri më 5 tetor, pra një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
Sipa Elezit, edhe pse kanë arritur dy mijë pako në KQZ, ende nuk dihet numri i saktë as i votuesve, e as prej cilave shtete kanë arritur këto fletëvotime.
Ai ka thënë për lajmi.net se në fund të procesit do të dihet çdo gjë në mënyrë të detajuar.
“Në fund të këtij procesi do të kemi një raport të detajuar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e votimit përmes postës”, deklaroi Elezi.
I pyetur se ku mbahen këto pako dhe kur bëhet numërimi i këtyre fletëvotimeve, Elezi ka thënë se numërimi i tyre do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), dhe se të gjitha kutitë mbahen në një dhomë të veçantë që është e siguruar nga Policia e Kosovës.
“Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara. Pakot me fletëvotime të supozura, të cilat vijnë nga jashtë Kosovës, ruhen në një hapësirë të veçantë dhe të sigurt. Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet 24 orë nga Policia e Republikës së Kosovës”, tregoi Elezi pë lajmi.net.
Ndryshe 35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova, të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës, kanë të drejtën e votës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Duhet theksuar se votimi me postë ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, por që janë aprovuar vetëm 35 mijë e 87 aplikacione pasi që 5 mijë e 226 aplikacione janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












