Shqipëria
Vogue: Shqipëria dhe Kroacia, destinacione atraktive turizmi
"Shqipëria është një vend me një peizazh tepër të larmishëm duke filluar nga plazhet e këndshme, deri te malet e mbuluara me dëborë dhe burimet termale të listuara në trashëgiminë botërore"
Shqipëria dhe Kroacia janë dy destinacione turistike ende të paprekura nga turizmi masiv. Të dy këto vende ofrojnë për këdo peisazhe malore me bukuri të rralla, plazhe magjepsëse, natyrë të paprekur, shpesh të egër dhe dëshmi historike e artistike të veçanta, të cilat përmbledhin pjesën ende të pazbuluar mirë, por me peshë në zhvillimin e historisë së kontinentit evropian, transmeton albinfo.ch.
Kroacia është një atraksion turistik për arsye të forta. Ky shtet i Ballkanit ka një vijë të bukur bregdetare, fshatra historike dhe çmime shumë të favorshme. Në fakt, janë aq të favorshme, saqë në kryeqytetin e saj piktoresk, në Dubrovnik, u xhirua “Kings Landing” e serialit të famshëm “Game of Thrones”.
Megjithatë, që kur u bë kaq e njohur, Kroacia nuk mund të pretendojë më se është thesar i pazbuluar i Europës. Është plotësisht e zbuluar, gjë që do të thotë se Kroacia duhet ta kalojë këtë nder te fqinja e saj jugore, Shqipëria, shkruan prestigjiozja ”Vogue”.
E kufizuar në jug nga Greqia, Shqipëria, me vijën e saj bregdetare mesdhetare të lakmueshme, është një vend me një peizazh tepër të larmishëm, duke filluar nga plazhet e këndshme, deri te malet e mbuluara me dëborë dhe burimet termale të listuara në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.
Prestigjiozja ”Vogue” shkruan se para se të rezervoni biletën për në Shqipëri, duhet të dini se 50 vjet sundim komunist nuk ua lehtësuan gjërat shqiptarëve. Në vitin 1999, ata thjesht kaluan në ekonominë e lirë të tregut.
Vizitoni muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në kryeqytetin Tiranë, për të parë çfarë ndodhte pas Perdes së Hekurt dhe për të kuptuar se çfarë kaloi populli në atë periudhë. Gjatë sundimit komunist në Shqipëri nuk kishte investime të shumta në infrastrukturë, ndaj mos prisni që rrugët, autobusët dhe trenat të operojnë në të njëjtat nivele si në Gjermani ose Francë.
Duke thënë këtë, arsyeja e zgjedhjes së një udhëtimi pak më të ndërlikuar janë çmimet e ulëta. Atje mund të hani në restorante të shkëlqyera dhe të flini në hotele të mira me gjysmën e çmimit që mund të paguanit në vendet e saj fqinje, si Greqia apo Kroacia.
Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion dhe dëshironi që gjërat të ecin pa problem, regjistrohuni te një agjent udhëtimesh dhe ai do të planifikojë detajet për ju. Do t’ju duhet kohë maksimale për të shijuar këto pamje, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













