Integrimi
Vodhën 55 I-pad, arrestohet edhe një shqiptar
Të premten drejtorit të shkollës iu dorëzuan 46 nga 55 tabletat e vjedhura, që kishin vlerë rreth 30 mijë euro
Kishin grabitur 55 tableta (I-pad), por nuk ka vonuar shumë dhe 46 prej tyre janë gjetur, derisa janë arrestuar disa hajdutë në lidhje më këtë rast, duke përfshirë edhe një shqiptar nga Kosova, shkruan ‘merkur.de’.
Ngjarja kishte ndodhur para tri javësh në Shkollën Ekonomike (Dachau), por profesori gjerman Thomas Siebenborn arriti ta lokalizojë njërin nga tabletët, kurse më pas janë gjetur edhe të tjerat, përcjell albinfo.ch.
Të premten drejtorit të shkollës iu dorëzuan 46 nga 55 tabletat e vjedhura, që kishin vlerë rreth 30 mijë euro.
Pasi u lokalizua njëra prej tyre, forcat e sigurisë janë vënë në aksion. Fillimisht është bastisur një 19-vjeçar, kurse më pas policia ka arrestuar edhe një shqiptar 18-vjeçar nga Kosova, si dhe një boshnjak. Më pas u arrestua edhe një gjerman, 24-vjeçar, derisa tabletat janë gjetur në shtëpinë e një turku 39-vjeçar. Tabletat tjera ende nuk janë gjetur, por hetimet po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













