Kosova
Vjosa Osmani, afër zgjedhjes si presidente
Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Vjosa Osmani duket se tani i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur presidente, përcjell albinfo.ch.
Ani pse akoma nuk është caktuar data e mbajtjes së seancës parlamentare kur do të zgjidhet presidenti, si duket pretendentja për këtë post, Vjosa Osmani, ka siguruar numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrjes së deputetëve në këtë seancë. Kjo për faktin që Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, me kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhiku, vendosën të marrin pjesë në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit, shkruan DW.
Kështu, kryetari i LDK-së pas një takimi të kryesisë së partisë tha se partia që ai drejton “nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, kurdo që mbahet seanca.
“Pas një diskutimi të hapur, shterues në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkarisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit. Që LDK, si gjithëherë, do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës duhet të ndodhë më së largu deri më 5 maj kur dhe skadon afati gjashtëmujor i ushtruesit të detyrës së presidentit. Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e parë, ka siguruar 58 deputetë, ndërsa ka kandiduar zonjën Vjosa Osmani për presidente.
Votat e Vetëvendosjes së bashku me votat e pakicave joserbe dhe 15 votat e LDK-së mund t’ia sigurojnë zonjës Osmani kuorumin e mjaftueshëm përtej 80 deputetësh në mënyrë që ajo të zgjidhet presidente. Sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në sallë duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.
Dy partitë e tjera shqiptare që tashmë janë në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, janë deklaruar se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente. Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, (PDK) thotë se partia e tij është konsultuar për çështjen e presidentit dhe nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin. Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë se partia e tij nuk dëshiron që “pushteti të koncentrohej në një parti të vetme”, prandaj në këtë mënyrë ai lë të kuptohet se nuk do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente.
Të shmangen mundësitë e zgjedhjeve të reja
Ndërkohë, shumica nga përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. E përfaqësuesit e Listës Srpska nuk kanë thënë qartë nëse do ta votojnë presidentin e ri. Dështimi eventual i zgjedhjes së presidentit të Kosovës, automatikisht e çon vendin në zgjedhje të reja.
Prania ndërkombëtare në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të shmangin mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ambasadorët në Kosovë të vendeve më të industrializuara QUINT-it ditë më parë i kërkuan partive politike, atyre në pushtet dhe opozitë që të punojnë për prioritetet e përbashkëta, duke theksuar qartë se detyrë e parë është zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.
“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e Presidentit të ri”, thuhej në deklaratën e përbashkët të QUINT.
Që nga 5 nëntori i vitit të shkuar, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaҫit, i cili u akuzua për krime lufte nga Gjykata Speciale. Kompetencat e presidentit të Kosovës me ushtrues detyre mund të zgjasin vetëm gjashtë muaj, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












