Lajme
Vjenë: Rregulli 2G mbetet për në gastronomi
Të enjten, kryetari i bashkisë së Vjenës Michael Ludwig (SPÖ) njoftoi se rregulli 2G do të mbetet në fuqi në gastronominë e Vjenës.
Kryetari i Bashkisë së Vjenës Michael Ludwig (SPÖ) po vazhdon masat më të rreptë të koronës në kryeqytetin austriak. Ludwig njoftoi të enjten se Vjena do të ruajë rregullin 2G në lokalet e gastronomisë. Në pikat tjera të masave, Vjena do të ndjek sipas vendimeve të qeverisë austriake, shkruan albinfo.at. Duke filluar nga e shtuna e ardhshme (5 shkurt), ora policore do të zhvendoset nga ora 22:00 në orën 24:00 kurse rregulli i 2G-së për në dyqanet tregtare nuk do të kërkohet tutje.
Vjena i përmbahet rregullit 2G për në gastronomi
Numri i personave në organizimet e ndryshme të eventeve të lejuara deri në 25 persona, tash e tutje mund të marrin pjesë deri në 50 persona. Nga 12 shkurti, personat e pavaksinuar do të mund të blejnë në dyqane të ndryshme për nevojat e përditshme duke mbajtur vetëm maskën FFP2. Poashtu nuk do të kërkohet test për të blerë gjerat e domosdoshme të jetës, njofton albinfo.at
Në rajonet tjera të Austrisë, nga 19 shkurti do të zbatohet rregulli 3G
Nga 19 shkurti, rajonet tjera të Austrisë për të frekuentuar në një restorant apo ndonjë lokal tjetër të gastronomisë ju mund të vizitoni edhe me një test të vlefshëm negativ të PCR sepse në këto rajoni do të zbatohet sërish rregulli 3G (I vaksinuar, apo i rikuperuar ose i testuar).
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













