Shkurt.ch
Vjedh xhamitë ku “falet”, shtetasi i Maqedonisë
Nga korriku i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012 ai, sipas aktakuzës ka vjedhur më shumë se 50.000 franga
Një shtetas i Maqedonisë, 52 vjeçar, është dënuar nga Gjykata e Qarkut në St. Gallen për vjedhjet që ka kryer në një varg xhamishë shqiptare të Zvicrës lindore. Myslimani nga Maqedonia po qëndronte si turist në Zvicër, ndërsa kohën e tepërt të lirë e shfrytëzonte për t`u falur në xhamitë e këtushme.
Ai vizitat në xhami, i kishte shfrytëzuar për të mësuar “terrenin” ku më vonë do të kryente aksionet e tij të vjedhjes.
Xhamitë shqiptare ga Chur-i (Graubünden), deri në Wil, Buchs, St.Gallen, Kradolf, Frauenfeld e Wintertur madje edhe në Emmenbrücke, kanë qenë në shënjestrën e hajnit nga Maqedonia. Ai thynte arkat me të holla të dhuruara xhamisë dhe po ashtu edhe automatët e kafesë dhe të cigareve.
Nga korriku i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012 ai, sipas aktakuzës ka vjedhur më shumë se 50.000 franga dhe ka shkaktuar dëme tjera materiale.
Si “arsyetim” për këto vjedhje ai ka përmendur gjendjen e rëndë financiare të familjes. Gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në Austri ku jetojnë si azilkërkues, ndonëse kryefamiljari nuk e di saktësisht se ku, pasi që ka humbur kontaktet me ta.
I akuzuari ka pranuar vjedhjet por kakundërshtuar shumën e cila i ngarkohet. Ai ka thënë para gjykatës se kaq para (50 mijë franga) as që mund të gjenden nëpër xhami.
Prokuroria ka kërkuar dënim me kusht prej 20 muaj burg me kohë provuese prej tri vjetësh, për vjedhje me shumicë, dëmtim dhe prishje të rendit. I akuzuari, sipas aktakuzës, ka ardhur në Zvicër me qëllimin e vetëm për të vjedhur. Po ashtu prokuroria ka dëshmuar se shenjat e adn-së janë gjetur në të gjitha vendet ku ai ngarkohet të ketë kryer vjedhje.
Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit ka thënë se shuma për të cilën ai ngarkohet është tepër e lartë. Ndonëse vjedhjet nuk arsyetohen, ai ka thënë se duhet pasur parasysh se klienti i tij i ka bërë këto i shtyrë nga varfëria.
Në fund, Gjykata e Qarkut i ka shqiptuar shtetasit të Maqedonisë dënim me kusht prej 18 muaj heqje lirie. Pasi që ai brenda dhjetë muajve ka kryer jo më pak se 14 vjedhje, vepra e tij mund të karakterizohet si relativisht e rëndë.
Pranimi i kryerjes së veprave penale nga i dënuari, ka shërbyer si rrethanë lehtësusese. Ai e di se ka bërë një gabim të madh dhe dëshiron që sa më shpejt të kthehet në vendlindje, ka theksuar.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














