Integrimi
Vizitë e frytshme e një delegacioni të OCDE-së në ABSM, në Bazel
Qëllimi i vizitës së delegacionit të OCDE-së në Zvicër (14-17 maj 2018) është të shqyrtojë çështjet kyçe të politikave, të mbledhë dëshmi, të formulojë konkluzione paraprake, të identifikojë pikat e forta dhe sfidat e sistemit dhe fushat, ku do të ishte e frytshme të fokusohet vëmendja e një studimi lidhur me arsimimin e migrantëve
Ditën e enjte, më 17 maj 2018, një delegacion prej 3 anëtarësh nga OECD- Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, me qendër në Paris të Francës, zhvilloi një vizitë pune në ABSM- Qendrën Shqiptare për Këshillimin dhe Trajnimin e Emigrantëvë, me seli në Gempenstrasse në Basel. Delegacioni përbëhej nga Dr. Anthony Mann (analist i shquar politik), Dr. Shinyoung Jeon, (analiste dhe drejtuese projektesh) dhe Samuel Luethi (konsulent) i shoqëruar nga Heike Suter (Sekretare Shteti për Formim, Kërkim dhe Inovation, SBFI), nga Annatina Aerne (Universiteti i St.Gallen, Projekti Kërkimor GOVPET, Qeverisja për Arsimimin, Edukimin dhe Trajnimin Profesional.
Nga ana e ABSM delegacioni u prit nga Skender Nikoliqi (President, Kryetar Bordi), Besim Pajaziti (Zv.kryetar), Arijanita Muçaj (Drejtuese projektesh dhe kursesh), Dr. Jan Eberhardt (Drejtues dhe koordinator kursesh për edukim), Lisa Schnell (Praktikante), Ulrich Schubert (Administrator), Dina Arab (Praktikante) dhe Irisa Bregasi (Nxënëse në ABSM).
Qëllimi i vizitës së delegacionit të OCDE-së në Zvicër (14-17 maj 2018) është të shqyrtojë çështjet kyçe të politikave, të mbledhë dëshmi, të formulojë konkluzione paraprake, të identifikojë pikat e forta dhe sfidat e sistemit dhe fushat, ku do të ishte e frytshme të fokusohet vëmendja e studimit. Qëllimi i studimit është identifikimi i sfidave të përbashkëta dhe ndarja e praktikës efektive në lidhje me ofrimin e arsimimit dhe aftësimit profesional (AAP) për migrantët e rinj humanitarë dhe azilkërkuesit.
Studimi do të mbledhë informacione të reja se si sistemet e AFP-së mund të përshtaten për të integruar me sukses migrantët në vendet pritëse, në mënyrë që të arrijnë rezultate më të mira për të dy palët, emigrantët dhe për ekonomitë në tërësi.
Gjatë takimit ABSM pati mundësinë të paraqiste punën e saj tek delegacioni i OECD-së. Sipas një njoftimi zyrtar nga OECD, në fazën e parë, prej kësaj organizate tre vende do të shqyrtohen më nga afër, tre vende, përkatësisht Gjermania, Suedia dhe Zvicra. Në bisedë u shtruan pyetjet e mëposhtme: Cilat janë mundësitë që migrantët të fitojnë një vend në Zvicër? A duhet të shkurtohet procesi i trajnimit profesional dhe cilat janë mundësitë për punëdhënësit, refugjatët dhe të ardhurit? Çfarë roli luajnë në këto procese shkollat dhe kurset e gjuhës në ABSM? Çfarë duhet të bëhet në nivel shtetëror dhe institucional për ta lehtësuar për emigrantët procesin e integrimit, ose më saktë integrimin në tregun e punës?
Drejtuesit dhe përfaqësuesit e ABSM-së arritën të sqarojnë rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me migrantët në një nivel personal. Oferta për refugjatët dhe të ardhurit mund të jetë më e madhe. Kur njerëzit nuk gjejnë rrugë e mundësi për njohjen dhe shfrytëzimin e këtyre ofertave nëpërmjet një referimi personal, shpesh ndodh që ofertat të mbeten të panjohura dhe prandaj nuk perceptohen. Sidomos ABSM si një “lojtar i vogël mes të mesmëve” në fushën e integrimit, ka mundësinë për t’iu përgjigjur secilit dhe të gjithë nxënësve të tij dhe, nëse është e nevojshme, të ofrojë përkrahje konkrete të personalizuar.U bë gjithashtu e qartë se sa e rëndësishme është të mësohet gjuha vendase për fillimet në procesin e formimit profesional.Me punën e saj, ABSM siguron një bazë të domosdoshme për integrim për shumicën e migrantëve. Për këtë qëllim, për informacione të mëtejshme ata janë të mirëpritur të kontaktojnë me ekipin ABSM në çdo kohë.
OECD pritet të publikojë raportin e saj në mes të vitit 2019. Do të jetë me interes të shikohet se cilat janë linjat e mëdha në të cilat politika dhe politika e tregut të migracionit, sipas OECD, mund dhe duhet të bazohet në vitet e ardhshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Shtypit e ABSM.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit


















