Integrimi
Viza C, kusht për pasaportën zvicerane
Dhoma e Kantoneve po ashtu ka vendosur që të huajt duhet të kenë jetuar 8 vjet në Zvicër për të fituar shtetësinë dhe jo 12 sa është deri më tash.
Të huajt që duan të fitojnë shtetësinë e Zvicrës duhet që të kenë paraprakisht lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C). Kjo është pjesa e ashpërsimit të ligjit për të cilin ka vendosur sot Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës. Dhoma e Kantoneve po ashtu ka vendosur që të huajt duhet të kenë jetuar 8 vjet në Zvicër për të fituar shtetësinë dhe jo 12 sa është deri më tash.
Me këtë, dhoma në fjalë vihet kundër dhomës nacionale, e cila pati vendosur që kjo kohë të jetë dhjetë vjet.
Po ashtu edhe rreth shkallës së njohjes së gjuhëve të vendit si kusht për njohjen e shtetësisë zvicerane. Këshilli Nacional ka kërkuar që për këtë mjafton të kuptohet njëra nga gjuhët e vendit. Dhoma Nacionale e Parlamentit ndërkaq kërkon që ata të kuptohen me gojë dhe me shkrim.
Nga ana tjetër Dhoma e Kantoeve ende nuk ka marrë ndonjë qëndrim rreth kësaj pike.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














