Jeta në Zvicër
Vitin e ardhshëm mund të keni 62 ditë të lira
Në vitin 2019, festa të tilla si ajo e 1 Gushtit dhe Krishtlindjeve do të jenë më të lira: Me vetëm disa ditë festash, planifikuesit e aftë do të kenë javë të tëra pushim
Çdokush që mendon se është mjaft i hershëm për planifikimin e pushimeve, mund të përfitojë nga ndërlidhja e ditëve të ndryshme në vitin 2019 dhe të gëzojë më shumë ditë të lira, pa pasur nevojë të sakrifikojë ditë pushimi shtesë, njofton albinfo.ch.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave Zvicerane, punëtorët zviceranë kanë një mesatare prej 5 javësh pushimi në vit – që do të thotë 25 ditë pushimi. Siç tregon një vlerësim i të përditshmes “20 Minuten”, planifikuesit e aftë mund të përdorin pushimet dhe fundjavët për të zgjatur pushimet e tyre deri në 62 ditë, transmeton albinfo.ch.
Faktori vendimtar është data në të cilën vitin e ardhshëm do të bien pushimet. Sidomos Viti i Ri, 1 Gushti dhe Krishtlindjet janë të lira. Ekzistojnë edhe raste të tjera të veçanta, varësisht nga rajoni. Për shembull, në kantonin e Cyrihut mund të bëhet një ndërlidhje përmes festës së Ngritjes, apo në Bazel përmes “Fasnacht”.
Në kantonet katolike, si në Lucern, pushimet përfundojnë pak më ndryshe nga shumica e të tjerëve: Për shembull, dita e “Fronleichnam” është e lirë, por jo 1 Maji. Për vitin 2019, numri i ditëve të lira të kombinuara, edhe në kantonin katolik do të jetë rreth 60, informon albinfo.ch.
Punëtorët mund të bëjnë një ndërlidhje në kantone apo sipërmarrje, ku 2 janari (Berchtoldstag) është një festë publike. Nëse dita e dytë e vitit bie në një të mërkurë – ai i cili merr pushimet të enjten dhe të premten, ka gjashtë ditë të lira. Dhe pasi 31 dhjetori 2018 është një e hënë, gjatë këtij viti mund të formohet një ndërlidhje. Me këtë rast do të mund të pasojnë ditë të lira prej gjithsej nëntë ditëve pushim, për tre ditë.
Punëtorëve në kantonet ku Dita e 1 Majit konsiderohet një festë publike, mund t’u jepet mundësia për një kohë shumë të gjatë të ditëve të lira, transmeton albinfo.ch. Ai i cili e merr të lirë nga e Premtja e Madhe deri në fundjavën e parë të majit, mund të llogarisë për 17 ditë të lira me tetë ditë festash.
1 Gushti i ardhshëm bie të enjten. Prandaj është e qartë që të premten ta merrni ditë të lirë: Pra, në këtë mënyrë, ju i përfitoni katër ditë të lira për një ditë pushimi.
Krishtlindjet janë një kohë veçanërisht e mirë për të marrë maksimumin nga pushimet në vitin 2019: 26 dhjetori (Dita e Shën Stefanit) bie në një të enjte. Nëse i lidhni ditët para dhe pas Krishtlindjeve dhe para Vitit të Ri, ju mund të gëzoni të paktën dymbëdhjetë ditë pushime, në një kohë me vetëm pesë ditë pushimi. Në kantonet ku 2 janari është i lirë, bile janë 13 ditë të lira.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













