Kosova
Vitia: Nga 4 maji qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në “Rubikon” ka thënë se nga 4 maji do të filloj zbutja e masave.
Vitia ka bërë të ditur se nga 4 maji nuk do të hiqet tërësisht kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ata do të kenë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë në periudhën 10:00 deri në 16:00.
Vitia tha se në fazën e tretë do të kenë liri qytetarët të lëvizin më shumë.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se fazat do të jenë nga dy javë. Ai bëri thirrje që qytetarët të mos relaksohen nga lirimi i masave por të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet e Ministrisë.
“Vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve nuk kanë respektuar masat duke bërë që infeksioni të shpërndahet sikur është rasti në Pejë, në Gjilan, në Malishevë, por bëj thirrje që të mos relaksohen pas lirimit të masave.
Lirimi i masave do të bëhet në disa etapa, në fillim koha e qytetarëve kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjerë se është tani, kjo orë do të dyfishohet.
Dy herë në 90 minuta në periudhën që nga ora 10:00 deri në 16:00 të kenë mundësi të dal dy herë në ditë.
Nuk do të ketë më orar me rotacion por një orar strikt.
Disa bizense po ashtu do të lirohen që ndikonë drejtëpërdrejtë në gjepin e qytetarëve dhe në mbushjen e arkës së shtetit. Ndërtimtaria dhe tregtia me pakicë do të fillojnë veprimtarinë nga 4 maj. Nga 4 maj deri më 18 maj është faza e parë e heqjes.
Ndërsa në fazën e dytë kemi vendosur që liria e lëvzijes së qytearëve do të vendoset nga rekomandimi i IKSHPK-së”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











