Lajme
Viti i pestë më i nxehtë në Zvicër
Vera e vitit 2019 ishte e treta më e nxehtë, ndërsa vjeshta ishte e gjashta
Zvicra ka regjistruar vitin e pestë më të nxehtë, që kur kanë filluar matjet e temperaturave në vitin 1864, trendi i ngritjes së temperaturave, i cili filloi pas vitit 2010.
Sipas matësit aktual të temperaturave nga Shërbimi Nacional i motit në Zvicër, MeteoSwiss, nga fundi i vitit 2019 temperatura mesatare (e matur në gjithë vendin dhe në lartësi të ndryshme) në Zvicër ishte 6.5 shkallë celsius, shkruan Swissinfo.ch.
Dhjetë muaj ishin më të nxehtë se sa norma për vitet 1980-2010, vetëm muajt maj dhe janar, tregojnë për ‘rënie të mëdha të mesatares’ mujore të temperaturës, bazuar në të dhënat e MeteoSwiss, përcjell Albinfo.ch.
Vera e vitit 2019 ishte e treta më e nxehtë, ndërsa vjeshta ishte e gjashta. Valët e nxehta me temperaturë së paku 30°C, janë bërë të zakonshme në Zvicër, në veçanti në pjesën e jugut të Alpeve. Në vitin 2019 ishin dy valë të nxehta të temperaturave, në qershor dhe korrik. Temperatura më e lartë e shënuar në Zvicër është 38°C në qytetin Sion.
Pesë vjetët më të nxehta janë regjistruar të gjitha pas vitit 2010. Përveç këtij viti, ishte 2011 me 6.6 ° C, 2014 me 6.5 ° C, 2015 me 6.6 ° C dhe 2018 me rekordin e 6.9 ° C, përcjell tutje Albinfo.ch.
Këto pesë vjet ekstreme janë 1° C ose më shumë mbi rekordin e ngrohtësisë para vitit 1980.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













