Shkurt.ch
Viti 2014, me numrin më të vogël të vrasjeve në histori
Në vitin 1990 kishin ndodhur 110 vrasje, pothuaj trefish më shumë se në në vitin 2014 (41 sish)
Asnjëherë prejse mbahet regjistri i vrasjeve në Zvicër nuk ka pasur më pak vrasje se në vitin 2014. Siç tregojnë statistikat e policisë, gjatë vitit të kaluar 41 persona kanë rënë viktimë e vrasjeve. Se cili është dallimi i këtij viti me një vit tjetër, kur ka pasur më shumë vrasje dëshmon ky fakt: Në vitin 1990 kishin ndodhur 110 vrasje, pothuaj trefish më shumë se në në vitin 2014 (41 sish).
Ndërsa edhe në krahasim me vitin 2013, numri i vrasjeve ka shënuar një rënie të madhe, gjegjësisht 29 për qind!
23 vrasje ose më shumë se gjysma e tyre të ndodhura gjatë vitit 2014, janë kryer brenda mureve të shtëpive, bën të ditur srf.ch. Po ashtu rënie të madhe ka pësuar numri i vrasjeve të kryera me armë zjarri. Nga 46 sa ishte një vit më parë, ky numër ka rënë në 18.
Vitin e kaluar ka pasur rënie edhe të të gjitha veprave penale, marrë në përgjithësi. 8.5 për qind më pak delikte janë kryer në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013. 70 për qind e të gjitha veprave kanë qenë delikte të pasurisë.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













