Shkurt.ch
Viti 2014, më i ngrohti në histori
Viti 2014 në Zvicër (dhe në një pjesë të madhe të Evropës) mund të konsiderohet si më i ngrohti prejse bëhen matjet e temperaturave në këtë vend
Këto ditë në Zvicër po vazhdon të mbretërojë mot që nuk është tipik për këtë sezon. Siç e thonë meteorologët, nuk është aspak e zakonshme që në lartësinë mbidetare prej 200 metrash të shënohet temperatura prej 5 gradësh, që u shënua sot në majën Pilatus. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme temperaturat do të ngjiten deri në 15 gradë në Zvicrën Veriperëndimore ka thënë Marquard, një zëdhënës MeteoNews.
Këto temperatura të “papërshtatshme” me stinën kalendarike nuk po shënohen vetëm këtyre ditëve. I gjithë viti, sipas meteorologëve, ka qenë shumë më i ngrohtë në raport me mesataren e viteve tjera. Kështu, viti 2014 në Zvicër (dhe në një pjesë të madhe të Evropës) mund të konsiderohet si më i ngrohti prejse bëhen matjet e temperaturave në këtë vend, ka thënë Marquard. Aq i madh është ndryshimi në temperaturë sa ë edhe po të shpërthente tash i ftohti siberik, nuk do ta ndryshonte shumë mesataren e lartë të temperaturave të këtij viti.
MeteoNews parasheh se së paku deri më 24 dhjetor moti mbetet i butë, së paku mbi një gradë celsius gjatë ditës. Masa të ftohta ajrore priten vetëm nga 31 dhjetori por sërish nuk pritet reshje bore.
Përveç muajit maj dhe muajve të verës, temperaturat në çdo muaj tjetër kanë qenë lart mbi mesatare, Madje, temperaturat e regjistruara tregojnë një diferencë prej dhjetë gradësh mbi mesataren e viteve tjera.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












