Lajme
Virusi korona, rezulton negativ edhe personi i fundit në testim
Rezultoi negative në tekstimin për virusin Korona edhe personi i fundit i cili u ishte nënshtruar kontrolleve.
Bëhet fjalë për një pacient tjetër të arritur nga Italia kurse Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore thotë se për momentin, ky është personi i fundit për të cilin janë pritur rezultate dhe për momentin nuk ka person tjetër ndaj të cilit bëhen kontrolle.
Për momentin dymbëdhjetë persona ndodhen në izolim shtëpiak, tetë nga të cilët bashkëudhëtarë në furgonin në të cilin ka qenë e prekura dhe katër të tjerë familjarë të tyre. Dy nga të izoluarit janë fëmijë të moshës katër vjeçare.
Deri në përfundimin e fazës së izolimit, atyre do iu dërgohet ushqim, ujë dhe ilaçe nga ana e Kryqit të Kuq me qëllim që të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos kenë kontakt me persona të tjerë. Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme janë testuar edhe dy persona të tjerë të cilët kishin udhëtuar në Itali, rezultatet e të cilëve janë negative. Gruaja tek e cila u konfirmua koronavirusi ndodhet në izolim në Klinikën Infektive dhe pa komplikime të rënda.
Ndryshe, larja e duarve me sapunë është rekomandimi kryesor i autoriteteve shëndetësore si mbrojtje nga virusi Covid19. Për momentin numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar mbi 81,000 raste. Virusi është përhapur në 46 shtete të botës ku 20 prej tyre nga rajoni i Evropës. Gjatë 24 orëve të fundit 7 vende të reja kanë konfirmuar raste me Korona. Megjithatë nga numri i përgjithshëm i të prekurve 97% janë nga Kina, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














