Bota
Virusi mund të jetë më i rrezikshëm se sa u raportua
Zyrtarët kinezë thonë se ata po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur përhapjen
Një ekspert në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë, gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.
Koronavirusi që shkakton probleme të frymëmarrjes të ngjashme me pneumoninë, ka prekur rreth 3 mijë vetë në gjithë botën, ndërsa ka shkaktuar vdekjen e të paktën 80 personave në Kinë.
Situata ka bërë që autoritetet në vende të ndryshme të marrin masa për të mbrojtur qytetarët e tyre.
Komuniteti kinez në Paris zhvilloi një paradë të guximshme, por të zymtë më 25 janar, që përkon me Vitin e Ri kinez. Pjesëmarrësit kërcyen në rrugë me kostume tradicionale, duke tërhequr spektatorë, pavarësisht shqetësimeve për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u ndesh për herë të parë në Kinë, raporton “Zëri i Amerikës”.
“Kjo nuk do të na ndalë të dalim jashtë, duhet të vazhdojmë të jetojmë. Është njësoj sikurse me sëmundjen e lopës së çmendur, njerëzit vazhdonin të dilnin”, thotë François, e shoqatës sportive Paris-Lion.
Ndërkohë autoritetet franceze po marrin masa se si të parandalojnë përhapjen e virusit në Francë dhe pjesë të tjera të Evropës, përcjell albinfo.ch.
“Do të vendosim një ekip mjekësor në aeroportin “Charles de Gaulle” sikurse bëmë kur mbërriti avioni i fundit nga Wuhani, pasi është pika kryesore e vendit e lidhur me Kinën me fluturime të drejtpërdrejta”, thotë Jérôme Salomon, ministria franceze e Shëndetësisë.
Edhe në vende të tjera autoritetet shëndetësore janë vigjilentë ndërsa numri i të prekurve në mbarë botën po rritet. Një ekspert kinez paralajmëroi se aftësia e koronavirusit për t’u transmetuar nga një person tek një tjetër duket se po bëhet më e fortë.
“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze.
Ekzistojnë shqetësime se numri i të infektuarve mund të jetë me lartë se sa është raportuar.
Zyrtarët kinezë thonë se ata po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur përhapjen.
“Bëhet fjalë për një lloj të ri sëmundjeje. Njohuritë tona për të janë të kufizuara. Nuk jemi të qartë mbi evolucionin e saj. Zhvillimi i një situate epidemike nuk është në kontroll të plotë”, thotë Li Bin, nga Komisioni Kinez i Shëndetit.
Qeveria kineze ka vendosur në karantinë rreth 50 milionë njerëz në Wuhan dhe zonat përreth. Gjithashtu autoritetet po nxitojnë të përfundojnë ndërtimin e një spitali special për të trajtuar pacientët e infektuar me llojin e ri të virusit.
Në Shtetet e Bashkuara deri ditën e dielë u konfirmuan pesë raste personash të prekur nga virusi dhe 100 pacientë të tjerë po mbahen nën vëzhgim. Periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në dy javë dhe kërkon kohë për të përcaktuar se cili virus është përgjegjës për problemet shëndetësore gjatë sezonit të gripit.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?