Bota
Viktima në Evropë nga stuhia e fuqishme
Shumë shtete evropiane janë prekur nga stuhia Ciara
Prej gati një jave stuhia ‘Ciara’ ka goditur ishullin Britanisë së Madhe. Sipas medieve vendase të paktën deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire, pasi një pensionist humbi jetën. Ndërkohë një 58-vjeçari tjetër vdiq teksa udhëtonte me veturën e tij ku një pemë i ra sipër “Benzit” duke i marrë jetën.
Shpejtësia e erës në zonë arriti në më shumë se 60mph në kohën e incidentit, ndërsa burri humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, transmeton TCH.
Pamjet tronditëse të postuara tregojnë një tjetër pemë duke zbritur në dy vetura të parkuara në një rrugë në perëndim të Londrës. Por fatmirësisht kjo nuk shkaktoi viktima vetëm dëme material, përcjell albinfo.ch.
Edhe në Itali
“Bishti” i stuhisë së dhunshme Ciara, që gjatë fundjavës u përplas me të gjithë forcën e saj mbi Evropën qendrore e atë perëndimore, ka mbërritur në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë. Deti i trazuar, e frika prej erërave të forta të Ciara-s, nuk është e vogël.
Gjermani dhe Francë
Ciara, të cilën në Gjermani e kanë pagëzuar “Sabina”, i shkaktoi plot kokëçarje drejtuesve të trageteve në La Mansh.
Në 42 rajone të Francës është dhënë nga autoritetet alarmi portokalli, ndërsa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin Charles de Gaulle, 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf. Në Gjermani pati edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndën.
Belgjikë
Kompanitë ajrore kanë anuluar 60 fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën.
Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airways, Lufthansa dhe KLM kanë anuluar 60 fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.
Autoritetet thanë se erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998