Autotech
Videolojërat janë zyrtarisht sëmundje
Vendimi është marrë pas një votimi ku morën pjesë 194 ekspertë, secili i specializuar në një fushë të ndryshme
Me rastin e edicionit të 72-të të asamblesë botërore të shëndetësisë, OBSH ka kataloguar zyrtarisht varësinë nga videolojërat si një sëmundje të njohur, duke rivijëzuar edhe karakteristikat.
Vendimi është marrë pas një votimi ku morën pjesë 194 ekspertë, secili i specializuar në një fushë të ndryshme, që kanë vlerësuar rastin pas rishikimit të shumë provave që mbështesin shqetësimin.
Sipas OBSH, varësia nga videolojërat mund të manifestohet si në rastet e eksperiencave online ashtu edhe në lojërat me një lojtar të vetëm dhe përmban simptomat e mëposhtme: Vështirësi për të kontrolluar kohëzgjatjen në lojë; prioritet më të madh të lojës të cilës i jepet precedencë përballë interesave të tjera dhe aktiviteteve të përditshme’ vazhdim i lojës pavarësisht verifikimit të pasojave negative etj, transmeton “TCH”.
Varësia nga videolojërat, është përfshirë edhe në klasifikimin statistikor ndërkombëtar të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore, dhe do të bëhet një shqetësim i njohur tashmë duke filluar nga 1 janari 2022.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












