Uncategorized
Vetëvendosje: PDK-ja e Lista Serbe garojnë në veri me politika të përbashkëta
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, duke folur për zgjedhjet në veri ,të cilat do të mbahen më 19 maj, ka akuzuar PDK-në dhe Listën Serbe.
Kurti ka thënë se Lista Serbe dhe PDK-ja, edhe pse nuk kanë kandidatë të përbashkët, kanë politika të përbashkëta, transmeton albinfo.ch.
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe i kemi vetëm dy alternativa, nga njëra anë Lista Serbe dhe PDK-ja, ose nga ana tjetër, kandidatët e Vetëvendosjes. Lista Serbe dhe PDK-ja nuk janë me kandidatë të përbashkët, por janë me politika të përbashkëta për fuqizimin e ndarjes dhe copëtimit të Kosovës, por edhe për legjitimimin e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.
Kurti ka përkujtuar edhe policin e Kosovës, Enver Zymberin, duke e quajtur PDK-në si përgjegjëse për vrasjen e tij.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












