Kosova
Ushtria e Kosovës do të pranojë 250 autoblinda nga Amerika
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar në një intervistë për Blic se ato janë në rrugëtim, por nuk ka specifikuar një datë të saktë.
“Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, do të marrë disa vjet, të jemi korrekt, për vetë faktin se do të zgjerohen kapacitetet”, përcjell albinfo.ch.
Ai ka treguar se në ushtrinë aktive do të jenë 5 mijë forca të armatosura.
“Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5 mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes, të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”.
“Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhur në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lart, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake. Isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadetë tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar”, ka treguar Veseli.
Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250 mjete të blinduara.
“Sa isha atje, më pyetnin: ‘Kryetar, mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250 mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera, të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë, por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë Veseli.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet










