Kosova
Vepra që iu injorua në Kosovë, i pranohet në Austri
Kompozimi i operave nuk është fort i zakonshëm në Kosovë, por një vepër nga një kompozitor në Prishtinë është përzgjedhur për t’u dhënë premierë në Vjenë, pasi u anashkalua nga institucionet shtetërore në Kosovë, shkruan balkaninsight, përcjell në shqip albinfo.ch.
Megjithëse vjen nga një vend ku kompozitorët e operave janë të rrallë, kompozitori i muzikës klasike, filmit dhe teatrit, Trimor Dhomi, është një nga katër të përzgjedhurit nga e gjithë bota, puna e të cilëve do të shfaqet premierë në qershor të këtij viti në Vjenë.
Për ta krijuar këtë operë, Dhomi, një ish-refugjat, është frymëzuar nga historia e fëmijëve sirianë refugjatë, dhe kjo operë ka për personazhe një sirian dhe dy refugjatë nga lufta e Kosovës.
Ai i ka thënë BIRN-it se shpreson që vepra e tij të ketë ndikim, jo vetëm si operë, por për rëndësinë e personazheve dhe rrëfimeve që përcjellin.
“Projekti im nuk u mbështet, nuk u komentua, madje as nuk u vlerësua, përkundrazi, ofenduan punën time”, tregon Dhomi, teksa kujton se si një anëtar i këshillit ministror i kishte thënë se “është një punë shumë e keqe”, kur ishin takuar në rrugë, përcjell albinfo.ch.
Por vepra e tij tashmë do të shfaqet premierë në Vjenë. Dhe ky nuk është suksesi i parë ndërkombëtar. Dhomi po ashtu është i njohur si kompozitor i filmit “Shok”, që është filmi i parë nga Kosova që u nominua për çmimin Oskar (2016).
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












