Futboll
Venezia arrin marrëveshje për transferimin e Albion Rrahmanit
Klubi italian do t’i paguajë 7.5 milionë euro Spartës së Pragës për sulmuesin kosovar, ndërsa marrëveshja përfshin edhe bonuse deri në 2 milionë euro.
Venezia FC ka arritur marrëveshje me AC Sparta Prague për transferimin e sulmuesit kosovar Albion Rrahmani, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimit të Football Italia, klubi italian do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa marrëveshja përfshin edhe deri në 2 milionë euro bonuse, në varësi të performancës dhe objektivave të arritura.
Rrahmani iu bashkua Spartës së Pragës në vitin 2024, pasi u transferua nga FC Rapid București për rreth 5 milionë euro.
Sulmuesi kosovar zhvilloi një sezon të suksesshëm me klubin çek, duke shënuar 16 gola dhe duke regjistruar katër asistime në 49 ndeshje gjatë edicionit 2025/26.
Kalimi te Venezia pritet të jetë një hap i rëndësishëm në karrierën e Rrahmanit, i cili do të provojë veten në futbollin italian. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













