Lajme
Vendosen flamujt kombëtarë edhe në Nju-Jork
Është bërë e ditur se organizata “Rrënjët Shqiptare” në Amerikë, me president Marko Kepin, vazhdon traditën e festimit të 28 Nëntorit, të cilët si gjithnjë sjellin atmosferën e flamurit kuq e zi në zemër të Nju-Jorkut, ku sivjet kanë vendosur 500 flamuj, 250 shqiptarë dhe 250 flamuj amerikanë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se këta flamuj janë sponsorizuar nga familja Qoku, dashamirës besnik e organizatës “Albanian Roots”.
Duhet theksuar se flamujt janë vendosur në “Hylan Boulevard në Staten Island” me rastin e festave të nëntorit ! Së bashku në këtë organizim të bukur të flamujve i janë bashkuar dhe dy shoqatat e mëdha, si “Kraja” presidenti Mirsad Kovaci, “Dibra” Presidenti Dashnor Miftari dhe “Ana e Malit” Presidenti Safet Lolla, si gjithnjë që japin kontributin e tyre të vyer për komunitetin shqiptar dhe gëzojnë një emër të mirë e të dashur për të gjitha aktivitetet e tyre që realizojnë ndër vite.
Organizata ‘Albanian Roots’ vazhdon misionin e saj së bashku me anëtarët e bordit dhe të gjithë të rinjtë anëtarë të kësaj shoqate si në rastin e tërmetit, ku ende dhe sot po ndërtohen shtëpitë e familjarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Shoqata ‘Rrënjët Shqiptare’ u urojnë të gjithë shqiptarëve: Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin, Festën e Flamurit Shqiptar, flamurit kuq e zi që valëvitet aq bukur dhe me krenari”, thuhet në shkrimin e tyre.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë


















