Lajme
Vendi që u ofron nga 200 euro turistëve që e vizitojnë
Nga dëshira e madhe për ta ringjallur industrinë e saj të turizmit, Malta planifikon t’u ofrojë vizitorëve të huaj deri në 200 euro.
Kjo, natyrisht do të ndodhë me një kusht – të qëndrojnë të paktën tri ditë në ishullin e Mesdheut gjatë kësaj vere, ka bërë të ditur ministria i Turizmit, Clayton Bartolo.
Bartolo ka theksuar se kur shumica e masave anti-COVID të hiqen më 1 qershor, turistët që rezervojnë për pushime në Maltë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes hoteleve lokale do t’u dhurohet edhe një shumë e parave.
Ministri maltez gjithashtu ka bërë të ditur se turistët që rezervojnë dhe akomodohen nëpër hotele me pesë yje, do t’i marrin nga 100 euro nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Turizmit, e hoteli edhe 100 tjera.
Në një aranzhman të ngjashëm do të ndodhë edhe për ata që pushojnë në hotelet me katër yje – ku në total do t’i fitojnë 150 euro, e ata në hotelet me tre yje me nga 100 euro do të shpërblehen.
Të dhënat e Këshillit për udhëtimet dhe turizëm tregojnë se industria e turizmit në mënyrë të direkte apo indirekte përbën mbi 27 për qind të ekonomisë së Maltës, por ky sektor është rrezikuar dukshëm nga pandemia e COVID-19.
Ky vend ka tërhequr më shumë se 2.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2019, por këto shifra kanë rënë për mbi 80 për qind nga fillimi i pandemisë së coronavirusit – në mars të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri