Shkurt.ch
Vdes punëtori nga Maqedonia pasi rrëzohet nga shkalla
Prokuroria Regjionale dhe Policia Kantonale e Bernës njoftojnë se shtetasi i Maqedonisë vinte nga Kantoni Solothurn dhe punonte në një serë (kopsht me xhama)
Një punëtor 56 vjeçar është rrëzuar të hënën pasdite nga shkallët në vendpunishten ku punonte në periferi të qytetit Thun, Kantoni i Bernës. Ai me këtë rast ka pësura lëndime të rënda dhe kur është transportuar në spital, ka qenë në gjendje kritike, shkruan thunertagblatt.ch-
Një ditë më vonë ai ka ndërruar jetë, transmeton albinfo.ch
Sipas informatave të para që ka dhënë sot për publikun Prokuroria Regjionale dhe Policia Kantonale e Bernës shtetasi i Maqedonisë vinte nga Kantoni Solothurn dhe punonte në një serë (kopsht me xhama).
Ky aksident pune ka ndodhur në Gwatt, një lagje në periferi të qytett Thun.
Policia ka iniciuar hetimet.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











