Lajme
Vdes personi më i vjetër në botë
Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër të botë, sipas rekordeve Guinness, ka vdekur në moshën 116-vjeçare.
Ajo ka vdekur në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në prefekturën e Hjogos në Japoni.
Itooka është shpallur gruaja më e vjetër në botë, pasi spanjollja Maria Branyas Morera vdiq në gusht të vitit 2024 në moshën 117-vjeçare.
Japonezja kishte lindur në maj të vitit 1908 – gjashtë vjet para nisjes së Luftës së Parë Botërore.
Ajo ka përjetuar luftëra botërore, pandemi dhe zbulime të jashtëzakonshme teknologjike.
Ajo i ka pasur dy vajza dhe dy djem, sipas Guinnessit, ndërsa ka jetuar vetëm në qytetin Nara, pas vdekjes së burrit të saj më 1979.
Deri në shtator të vitit 2024, Japonia i ka pasur më shumë se 95.000 banorë që kanë qenë 100 vjeç apo më të vjetër, dhe 88 për qind e tyre ishin gra.
Me një popullsi prej 124 milionë banorëve, pothuajse një e treta e popullsisë së Japonisë është mbi 65 vjeç.
Pas vdekjes së Itookas, murgesha braziliane Canabarro Lucas, e cila ka lindur 16 ditë pas japonezes, dhe është 116-vjeçare, besohet të jetë tani personi më i vjetër në botë./ REL
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair














