Shkurt.ch
Vdes njëra nga viktimat dhe autori i sulmit në tren
Njëra nga viktimat që kishte pësuar lëndime të rënda, një grua 34 vjeçare dhe vetë autori 27 vjeçar i krimit të rëndë kanë vdekur sot në orët e paradites në spital, njoftojnë buirme policore
Sulmi i djeshëm në një tren në Kantonin St. Gallen ka marrë tashmë dy viktima. Njëra nga viktimat që kishte pësuar lëndime të rënda, një grua 34 vjeçare dhe vetë autori 27 vjeçar i krimit të rëndë kanë vdekur sot në orët e paradites në spital, njoftojnë buirme policore, shkruan albinfo.ch.
Në gjenjde kritike janë edhe një burrë vajzë 17 vjeçe dhe një fëmijë 6 vjeçar.
Vazhdon të mbretërojë errësirë lidhur me identitetin dhe motivin e sulmuesit. Një burim policor i kishte konfirmuar të shtunën gazetës 20minuten se dorasi ka emër “tipik zviceran” dhe nga kjo del përfundimi se ai nuk ka prejardhje të huaj.
Të lënduar janë edhe pesë persona të moshave të ndryshme.
Siç është raportuar tashmë gjerësisht, një zviceran 27 vjeçar ka sulmuar në pasditen e të shtunës me thikë 7 persona në një tren në lëvizje, me ç`rast u ka shkaktuar lëndime të rënda disa prej tyre. Kjo ka ndodhur në një tren lokal që qarkullonte në linjën Alststätten-Buchs të Kantonit St. Gallen, shkruajnë mediat zvicerane
Fillimisht ai i kishte hedhur mbi kokë një gruaje një materie ndezëse të lëngët dhe pastaj kishte filluar sulmin me thikë, transmeton albinfo.ch
Në mesin e të plagosurve janë, përveç vet sulmuesit, edhe një i ri 17 vjeçar, një burrë 50 dhe tri gra të moshave 17, 34 dhe 43 vjeçare. Lëndime ka marrë edhe një fëmijë 6 vjeçar.
Policia tashmë ka bastisur banesën e të dyshuarit, e cila ndodhet “në njërin nga kantonet fqinje me kantonin St. Gallen”, transmeton albinfo.ch.
Megjithëkëtë, policia nuk ështüë në gjendje të japë të dhëna më të hollësishme për faktin se sulmuesi kishte marrë plagë të rënda ashtu si edhe disa nga viktimat, përcjell albinfo.ch. Sulmuesin e ka nxjerrë nga treni një udhëtar derisa ai ishte i përfshirë nga flaka që kishte ndezur vetë, kështu që nga pesha e lëndimeve që kishte marrë, ai nuk kishte pasur fare mundësi të mbrohej me rastin e arrestimit nga policia.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












