Shkurt.ch
Vdes ish shefi i dënuar i kompanisë së falimentuar “Erb”
Ish miliarderi 65 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e tij, që është kështjella e njohur Salenstein në Kantonin Thurgau
Lajmi që po komentohet më së shumti në mediat e Zvicrës gjermane në paraditen e sotme është vdekja e papritur e Rolf Erb-it. Erb është bërë i njohur si shefi ekzekutiv i fundit i kompanisë së njohur “Erb” që dikur bënte qarkullim në shifra miliardash por që, në vitin 2003 pati falimentuar.
Ish miliarderi 65 vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e tij, që është kështjella e njohur Salenstein në Kantonin Thurgau, shkruan blick.ch dhe mediat tjera zvicerane. Atë e ka gjetur pa shenja jete partnerja me të cilën jetonte, njofton policia e Thurgaut.
Më pak se dy muaj më parë Erb, pas një procesi të gjatë dhe me ndërprerje ishte dënuar përfundimisht me heqje lirie prej shtatë vitesh dhe së shpejti dihej të fillonte vuajtjen e dënimit.
Shkaktari i vdekjes ende nuk dihet por ndërkaq policia thotë se “përjashtohet veprimi i jashtëm” në këtë rast.
Në shkurt të këtij viti, Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë kishte vendosur që Erb duhej të fillonte vuajtjen e dënimit dhe që ai me familjen duhej ta braktiste kështjellën në të cilën jetonte.
Fakti se ai duhej të lëshonte kështjellën dhe dhe se ishte dënuar me burg konsiderohej edhe më parë nga opinioni si shkas i mundshëm për rrezikshmëri të shtuar nga vetëvrasja, transmeton albinfo.ch. Ndërsa autoritetet vlerësonin se ky rrezik do të ishte më i vogël nëse Erb do të mbahej në burg se sa në liri.
Kompania “Erb” që merrej me shitje automobilash ishte themeluar në vitin 1946 nga babai i Rolfit, Hugo Erb.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













