Kalendari
Ndërron jetë në Gjermani 33 vjeçari nga Kosova
Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi, nga fshati Vendenis (ish-Gllamnik) i Podujevës.
Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.
Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane, shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.
Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.
Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.
Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.
Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjesëtarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë, qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.
Dhembja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri, la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.
Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi të thellë familja Ejupi, falënderon nga zemra personelin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë, që bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin e tyre të dashur dhe të urtë deri në çastet e fundit të jetës së tij.
Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër, sot pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca, Italia e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit Vendenis (lagja Ejupi) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.
Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri të prehet në paqe dhe qetësi, në dheun e Kosovës së lirë, të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri tjetër të kësaj bote.
ARIF EJUPI
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Tetor 2018
- Ora23:00
- Data e përfundimit24 Tetor 2018 - 23:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











