Shqipëria
Vazhdojnë të rriten çmimet në Shqipëri
Goditja më e madhe ka ardhur nga transporti, ku çmimet janë rritur me 12% brenda një viti
Kostoja e jetesës në Shqipëri është rritur më tej, duke rënduar buxhetet e familjeve shqiptare.
Sipas INSTAT-it, inflacioni arriti në 3,2% gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje të fortë krahasuar me nivelin 2,3% të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Goditja më e madhe ka ardhur nga transporti, ku çmimet janë rritur me 12% brenda një viti, transmeton albinfo.ch.
Vetëm gjatë gushtit, qytetarët paguan 3,9% më shumë për këtë kategori krahasuar me korrikun. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2,8%, por për shkak se zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve familjare, dhanë ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit. Më të larta janë edhe shpenzimet për banesën.
Qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera kushtuan 3,7% më shumë se një vit më parë. Rritje u regjistrua edhe për argëtimin, sportin dhe kulturën me 5,4%, si dhe për sigurimet dhe shërbimet financiare me 4,6%. Në kahun e kundërt, çmimet e veshjeve dhe këpucëve u ulën me 3,2%, ndërsa informacioni dhe komunikimi u liruan me 1%.
Krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u rritën me 0,1%, duke konfirmuar se presioni mbi xhepat e qytetarëve po vazhdon.
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














