Shqipëria
Vasili paralajmëron aksion opozitar “zero tolerancë ndaj kriminalitetit”
LSI nis sesionin politik me moton kundër kriminalitetit.
Lëvizja Socialiste për Integrim përmes kreut të grupit Petrit Vasili ka shpallur moton për këtë sesion të ri politik: “Tolerancë zero ndaj hajdutërisë dhe kriminalitetit shtetëror që ka uzurpuar vendin”.
Vasli tha se duhet luftë e pa kompromis me çdo mjet demokratik, politikë dhe qytetarëve për të ndaluar siç tha ai, “këtë hordhi që po e shkatërron vendin në mënyrë të pakthyeshme”.
Vasili shtoi se Shqipëria po përballet me një situatë kriminaliteti ndër më të rëndat në vend.
“Sot Shqipëri përballet me një situatë të krimit në vend nga më të rëndat. Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, njëri më i rëndë se tjetri. Krime që kanë nxjerrë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura sepse ka qenë përdorues dhe ka qenë njësh me kriminelët në të gjithë situatat e qeverisjes apo në zgjedhje”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









