Lajme
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër
Vala e të nxehtit mund të zgjasë deri në fund të muajit në Zvicër
Meteorologët parashikojnë që temperaturat mbi 30 gradë dhe netët tropikale do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa qershori mund të shënojë rekord për numrin e ditëve me vapë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperatura që në shumë rajone kanë kaluar 30 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë mund të vazhdojë deri në fund të muajit qershor.
Shërbimi meteorologjik MeteoNews ka bërë të ditur se ekziston mundësia që vendi të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta për ditët e ardhshme, ndërsa MeteoSwiss ka lëshuar paralajmërime për vapë në disa rajone të vendit.
Nëse kjo periudhë vazhdon, qershori mund të regjistrojë numrin më të madh të ditëve me temperatura mbi 30 gradë që nga fillimi i matjeve.
Meteorologët rikujtojnë se një ditë e nxehtë konsiderohet kur temperatura arrin ose kalon 30 gradë Celsius, ndërsa natë tropikale quhet ajo gjatë së cilës temperatura nuk zbret nën 20 gradë.
Një ndërprerje e shkurtër e vapës pritet të premten, kur në disa zona mund të ketë stuhi të fuqishme. Megjithatë, nga e shtuna moti parashikohet të stabilizohet sërish, duke rikthyer temperaturat e larta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














