Lajme
Valonit iu desh të linte Zvicrën, po atë ditë kur u gjykua
Ai ka përshëndetur gjykatën në mënyrë të sjellshme dhe miqësore. Në të njëjtën ditë ai duhej të largohej nga Zvicra për në Kosovë
Një 35-vjeçar kosovar të cilit i ishte hequr leja e qëndrimit në Zvicër doli para Gjykatës së Qarkut në Baden.
Valoni (emri i ndryshuar) është i akuzuar për disa vepra kundër ligjit të qarkullimit rrugor, transmeton albinfo.ch. Kosovari 35-vjeçari ka qenë i akuzuar në një proces gjyqësor me procedurë të shkurtuar, në Baden. Duke qenë se Valoni pranoi akuzat dhe dënimin e kërkuar nga prokurori, ligjshmëria e tyre duhej të kontrollohej nga gjyqtari.
Në gusht të vitit të kaluar, Valoni qe ndaluar nga policia kantonale teksa ngiste motoçikletën, në mbrëmje. Policët kishin konstatuar se motoçikleta nuk kishte targa dhe sigurim dhe se Valoni nuk kishte dokument regjistrimi të automjetit, shkruan Aargauer Zeitung. Ata kishin përdorur gjithashtu një test të shpejtë për të zbuluar shenjat e përdorimit të drogës. Valoni ka refuzuar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës me urdhër të prokurorit publik.
Dënimi i pakushtëzuar me burg prej pesë muajsh ishte po aq i pazakontë sa edhe fakti se ai nuk mund të tregonte vendbanimin e tij në Zvicër dhe që posta e tij kalonte përmes zyrës së avokatit.
I akuzuari, me mirësjellje e ka shkruar për nëpunësin e gjykatës, emrin e qytetit të vogël në Kosovë ku jeton. Këtë e ka bërë në gjermanishte të pastër, në dialektin zvicerane.
Kosovarit, i cili ishte i rritur në Zvicër, ku kishte frekuentuar kopshtin dhe shkollat dhe i cili ishte i punësuar, në janar iu hoq leja e qëndrimit në vend, transmeton albinfo.ch. “Kjo, siç thekson avokati i tij, nuk është për shkak të veprave që po diskutohen këtu, por për shkak të ngjarjeve të ndodhura shumë kohë më parë.
Fakti është se Valoni ka precedencë penale. Aktakuza aktuale kërkon gjithashtu që një dënim me kusht me dy vjet burg i vendosur nga Gjykata e Qarkut e Zofingenit në vitin 2019 të mos revokohet, por të zgjatet.
Gjithsesi, ka arsye të forta për vendimin për dëbimin e 35-vjeçarit në vendlindje, gjuhën e të cilës e flet dhe e kupton vetëm pak, por nuk di ta shkruaj e as ta lexojë.
Pas tre çerek ore, gjyqtari ka shpallur aktgjykimin: Fajtor për masa penguese për konstatimin e pamundësisë për drejtimin e automjetit dhe për drejtimin e tij pa patentë shoferi. Kështu, Valoni u dënua me 5 muaj burg si dhe 1800 franga gjobë, të dyja pa kusht, 100 franga zhdëmtim dhe marrje përsipër e shpenzimeve administrative. Heqja me kusht e dënimit me burg nga gjykata e Qarkut të Zofingenit nuk u revokua, por u zgjat periudha e provës (kushtit).
Valoni ka përshëndetur gjykatën në mënyrë të sjellshme dhe miqësore. Në të njëjtën ditë ai duhej të largohej nga Zvicra për në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ai me siguri do të thirret nga zyra përgjegjëse nëpërmjet avokatit të tij për të vuajtur sa më shpejt dënimin me burg prej 5 muajsh, në Zvicër
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të Organizata e Akademikëve dhe Studentëve të Diasporës Shqiptare në Hamburg i është drejtuar kancelarit të Gjermanisë,...
-
Kosovë: 6634 persona të regjistruar për votim nga diaspora, ja deri kur është afati
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
Jeta në Austri
-
‘Të zhvendosni të moshuarit’: Si duan austriakët të zgjidhin kostot në rritje të qirasë Me rritjen e kostove të strehimit në Austri, një sondazh i fundit ka zbuluar se si...
-
Austria mbetet prapa në pagesat pa para
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran
-
Austri: Deri në 20% të pacientëve humbasin terminet te mjeku
-
A do të përballet Austria me grevat e vjeshtës kur fillojnë negociatat kyçe të sindikatave?