Lajme
Vaksinimi i detyrueshëm për mësuesit në qytetin e Nju-Jorkut
Mësimdhënësve iu tha se nuk do të jetë e mundur më që të zgjedhin të testohen çdo javë
Nju-Jorku njoftoi sot se do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për stafin në shkollat e tij publike, përfshirë mësuesit dhe drejtorët, ndërsa qyteti po përpiqet të ngadalësojë transmetimin e variantit shumë më ngjitës Delta.
“Të gjithë punonjësit e Departamentit të arsimit duhet të marrin të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19 deri më 27 shtator”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk do të jetë e mundur më që të zgjidhni të testoheni çdo javë”, vazhdoi de Blasio.
“Ne e dimë se kjo do të ndihmojë të sigurohemi që të gjithë të jenë të sigurt”, shtoi ai për gazetarët.
Qyteti i Nju-Jorkut ka sistemin më të madh shkollor në SHBA, me 1,1 milion studentë në 1 800 shkolla.
Kjo direktivë e re do të prekë gati 150,000 punonjës.
Rreth 63 për qind e stafit arsimor janë të vaksinuar, ndërsa 75,6 për qind e të rriturve në qytetin e Nju-Jorkut, ku jetojnë tetë milionë persona, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, tregojnë shifrat zyrtare.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare














