Shqipëria
Ushtria shqiptare pajiset me 40 mjetet e para taktike ‘Made in Albania’
Shqipëria pajiset me 40 mjete ushtarake “Made in Albania”, Rama: Mund të furnizojmë edhe ushtrinë amerikane
Shqipëria ka marrë 40 mjetet e para taktike ushtarake të prodhuara në vend sipas standardeve të NATO-s, të realizuara nga kompania “Timak Defence”, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Në ceremoninë e dorëzimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë ushtarake shqiptare, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re të prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes.
Rama deklaroi se synimi është që deri në vitin 2028 Forcat e Armatosura të Shqipërisë të pajisen plotësisht me mjete dhe kapacitete sipas standardeve të NATO-s, duke përfshirë automjete, sisteme dhe pajisje të avancuara ushtarake.
Ai tha gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen produktet ushtarake “Made in Albania” të përdoren edhe nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Mos u çudisni të ekspozojmë produkte të prodhuara këtu që do t’ia japim edhe ushtrisë më të madhe të botës, ushtrisë amerikane”, u shpreh Rama.
Kryeministri bëri të ditur se kompania “Timak” po prodhon edhe 14 automjete të reja zjarrfikëse, të cilat do të forcojnë kapacitetet e shërbimeve emergjente në vend.
Po ashtu, ai njoftoi se siguria e Samitit të NATO-s në Tiranë do të garantohet me përdorimin e dronëve inteligjentë, ndërsa Shqipëria do të pajiset edhe me sisteme të avancuara të mbrojtjes kundërajrore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











