Bota
Ushtria amerikane njofton për tërheqjen e trupave nga Iraku
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Shtetit Islamik-ISIS nëpërmjet një letre ka njoftuar tërheqjen nga Iraku.
Në letrën e siguruar nga Reuters, shkruan se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhet ripozicionimi i ushtrisë, shkruan Klankosova.tv.
”Zotëri në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Irakut dhe siç kërkohet nga Parlamenti Irak dhe Kryeministri, CJTF-OIR do të ripozicionojë forcat gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizjen e ardhshme”, shkruan Gjeneral Brigade i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara William H. Seely III, gjeneral komandues i Task Force Irak.
Vërtetësia e letrës që iu dërgua Ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad është konfirmuar nga Reuters, në mënyrë të pavarur nga një burim ushtarak irakian.
“Ne respektojmë vendimin tuaj sovran për të urdhëruar largimin tonë”, shkruan tutje në letër.
Kërkesa e Parlamentit në Irak për tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara, erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Soliman, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












