Integrimi
Ushtarët e Zvicrës me Skënderbeun dhe flamurin shqiptar në uniformë
"Në uniformat ushtarake të Zvicrës ushtarët guxojnë të vendosin ekskluzivisht vetëm shenjat zyrtare të njësisë ku veprojnë. Megjithatë, bëhet fjalë për një shkelje të lehtë dhe ata që e kanë bërë do të marrin ndonjë dënim disiplinor"
Në vend të shenjës që i identifikon si ushtarë të një njësie të caktuar të Armatës së Zvicrës, at kanë vendosur shenjën (badge/bexhin) me portretin e Skënderbeut dhe me flamurin kombëtar shqiptar. Aty shkruan po ashtu edhe “Zug Shipi”. Me këtë pamje kanë postuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale disa ushtarë të Zvicrës me prejardhje shqiptare, në Airolo, Kantoni Ticino.
Mediat zvicerane (20 minuten, blick.etj) e kanë publikuar këtë pamje dhe janë marrë me rastin, duke konsultuar një zëdhënës të Ushtrisë së Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ai ka pohuar se raste të tilla kur në vend të shenjës zyrtare ushtarët vendosin diçka personale janë të njohura dhe ndodhin shpesh. Por ai ka thënë se një ndryshim i tillë i uniformës nuk është i lejuar. “Në uniformat ushtarake të Zvicrës ushtarët guxojnë të vendosin ekskluzivisht vetëm shenjat zyrtare të njësisë ku veprojnë”, ka thënë zëdhënësi Daniel Reist, përcjell albinfo.ch
Megjithatë, ai ka thënë se bëhet fjalë për një shkelje të lehtë dhe se ata që e kanë bërë do të marrin ndonjë dënim disiplinor.
Pak muaj më parë mediat zvicerane kishin marë në fokus disa ushtarë dhe ushtare me prejardhje shqiptare që ksihin bërë shenjën e shqiponjës me duar
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat
















