Gastronomët shqiptarë në Zvicër
“Good Life” me shije ushqimesh shqiptare
Restoranti “Good Life” ofron ushqim të shijshëm, të shëndetshëm dhe me çmime të arsyeshme. Kjo ka qenë arsyeja përse pronarët i kanë dhënë këtë emër (“Good Life”), që asocionon me një “jetë të mirë”
Në pjesën idustriale të qytetit Spreitenbach AG operojnë një numër i madh i firmave shqiptare. Aty është hapur së fundi edhe restoranti “Good Life” me menu tërësisht shqiptare. Për çdo ditë në këtë restorant, shërbehen pjata tradicionale shqiptare.
Me siguri ka shumë rëndësi që ushqimi i përgatitur nga kuzhinierët të jetë i shijshëm, por në të njëjtën kohë ai duhet të jetë edhe i shëndetshëm. Kjo dhe ka qenë arsyeja që pronarët e kanë emërtuar restorantin me emrin “Good Life”, emërtim ky që asocionon me një “jetë të mirë”. Kështu thotë Jetmir Arifi, njëri nga pronarët, i cili kishte migruar në Zvicër në vitin 1989.
Për rreth dy muaj pune sa ka që e kanë hapur restorantin, pronarët janë të kënaqur me vizitorët që janë kryesisht shqiptarë. Si duket për shqiptarët në Zvicër qebapët në skarë kanë mbetur ushqim i preferuar.
Së shpejti do të kemi edhe flija
Ideja ishte të sjellin specialitete nga vendlindja që u mungojnë shqiptarëve në Zvicër. “90 për qind e ushqimeve i takojnë kuzhinës tonë shqiptare. Të gjitha i përgatisim vet: qebapët janë me recetë tetovare, pleskavicat janë të Sharrit. Kemi groshë, gullash dhe shumë shpejt do të kemi edhe flija”, thotë Jetmir Arifi me prejardhje nga Tetova. Ai thotë të ketë angazhuar edhe kuzhinierë që janë specielistë tä gatimeve shqiptare.
Jetmiri bashkë me Ixhet Ismailin po menaxhojnë këtë restorant për të cilin thonë se është me ambient familjar por edhe me çmime të lira. “Me byrekun tonë nuk ka askund. Ne punojmë të gjithë bashkë si familjarë pasi që edhe ashtu biznesi ynë është biznes familjar, thotë z. Arifi. “Ne nga ana tjetër po i promovojmë gatimet shqiptare jo vetëm për shqiptarët, por edhe për t’u treguar zviceranëve për kuzhinën tonë të pasur”, shprehet Ixheti Ismaili, për albinfo.ch duke premtuar së shpejti edhe specialitete tjera shqiptare në menunë e tyre.
Menynë e përgatisin edhe sipas shijes së atyre që e prorosisin
Tashmë restoranti “Good Life” është bërë i njohur për banorët e këtij regjioni. Për festat e fundvitit janë bërë rezervime të shumta në këtë restorant, i cili ka kapacitete për 120 persona.
Jetmiri dhe Ixheti thonë se janë të gatshëm të përgatisin menunë sipas shijes së atyre që e bëjnë porosinë, për momentet më të lumtura të jetës së tyre, në ahengje dhe festa të ndryshme familjare.
Nëse jeni duke kërkuar një lokal për një darkë familjare, darkë biznesi, festime të ndyshme dhe me një ambient të ngrohtë, këtë do ta gjeni te Restaurant “Good Life”, në Spreitenbach AG.











Të tjera nga Gastronomët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online
















