E-Diaspora
Urimi i LAPSH-it për 7 Marsin – Ditën e mësuesit
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "N. Frashëri" Zvicër ua uron të gjitha mësueseve dhe të gjithë mësuesve, nxënësve të shkollës shqipe dhe prindërve shqiptarë 7 Marsin - Ditën e mësuesit.
“S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqip, s’mund të ketë gjuhë shqip pa shkolla, në të cilat të mësohet shqip”.
Sami Frashëri
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” Zvicër ua uron të gjitha mësueseve dhe të gjithë mësuesve, nxënësve të shkollës shqipe dhe prindërve shqiptarë 7 Marsin – Ditën e mësuesit.
7 Marsi – Dita e mësuesit edhe në mërgatë simbolizon punën e vazhdueshme të shumë mësueseve dhe mësuesve të cilët me dekada kanë punuar që nxënësit shqiptarë të ruajnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, historinë dhe kulturën e vendit të prejardhjes.
Kjo ditë e shënuar në historikun e arsimit shqip na jep vullnet e forcë për të punuar edhe më tutje, që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën e tyre të parë dhe të marrin sa më shumë njohuri nga thesari i çmuar i gjuhës shqipe.
Në emër të LAPSh “N. Frashëri” Zvicër
Nexhat Maloku, kryetar
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











