Lajme
Universiteti zviceran, në mesin e 10 më të mirëve në botë
Nga ana tjetër, universiteti simotër i ETH-së, Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), renditet në vendin e 14-të
Universiteti ETH (Instituti Federal i Teknologjisë Zvicerane) në Cyrih u vendos në vendin e 8-të në renditjen vjetore të përpiluar nga rrjeti arsimor global Quacquarelli Symonds (QS), shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, universiteti simotër i ETH-së, Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), renditet në vendin e 14-të.
Sondazhi përmban 1,300 universitete, nga 97 vende të botës, shkruan tutje albinfo.ch.
Theksohet se ETH është i vetmi institucion arsimor në Evropën kontinentale që përfshihet në 10 më të mirët.
Secili institucion është vlerësuar sipas pesë kritereve kryesore, rreth të cilave lexuesit mund të informohen duke lexuar metodologjinë që ndjek rrjeti arsimor global Quacquarelli Symonds.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
SHKA “Dardania” nga Winterthuri do të marrë pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jehon”
-
Kevin Sekniqi, shqiptari i radhës i përfshirë në renditjen e prestigjiozes Forbes
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora.Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më të...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa