Lajme
Universiteti i Upsalas në Suedi, kurse online për gjuhën shqipe
Universiteti i Upsalas në Suedi ka çelur një kurs online për ata që japin mësime të gjuhës shqipe
Është bërë e ditur se Universiteti i Upsalas në Suedi ka çelur një kurs online për ata që japin mësime të gjuhës shqipe apo ata që duan të mësojnë shqipen si gjuhë amtare, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se kursi, i cili përfshin tre semestra, ka për qëllim t’u vijë në ndihmë atyre që japin mësime ose dëshirojnë të japin mësim në gjuhën shqipe. Në dy semestrat e parë programi parashikon leximin në kurse specifike për lëndë në Fakultetin e Gjuhësisë, e në të njëjtën kohë kur studioni kurse për njohuri kurrikulare dhe didaktikë në Fakultetin e Shkencave Arsimore, transmeton diasporashqiptare.
Semestrin e fundit përfshin kurse specifike për lëndë në Fakultetin e Gjuhësisë. Lëndët specifike adresojnë historinë kulturore dhe jetën shoqërore, letërsinë, gramatikën dhe strukturën gjuhësore të gjuhës amtare. /Albinfo.ch
Klikoni në linkun më posht:
https://www.moderna.uu.se/utbildning/kurser/kurs/?kKod=5AL002&typ=1&fbclid=IwAR0rZbICLcn_6iOjZBWNlNVjihxXHF3h_yhdSK7qlr2QXTxb884atb-6Yno
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











